VIDEO/ Banori nga Dibra dëshmon dhunën e ushtruar nga policia në 3 të natës: Më përplasën për muri. Nuses i ra…
Një banor nga Dibra, i quajtur Korab Shehi, ka treguar dhunën e ushtruar sipas tij nga policia gjatë natës. Ai tha se të armatosur dhe të maskuar, forcat e rendit kanë hyrë nëpër shtëpi, duke mos kursyer gratë dhe fëmijët.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë I kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maksa, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo skemi punë, më tha kush je. I thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël shkova atje.
Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për ti rënë të fikët nuses së kushëririt. Asaj i ra të fikët në rrugë, ndërsa djali i kushëririt shkoi të marrë makinën, policët i thanë; lere të vdesë në rrugë, sepse i ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë future dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, thotë banori.
“Lëre të vdesë”- Banori nga Dibra dëshmon dhunën e ushtruar nga policia në 3 të natës: Më përplasën për muri. Nuses i ra… on Vidnews.

Më herët, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi, denoncon dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj një gruaje nga ana e forcave të rendit.
Sipas Gjunkshit, policia nuk ka lejuar djalin e saj të ndihmojë të ëmën, duke i thënë ta lërë të vdesë.
Gjunkshi thotë se gruaja është në gjendje të rëndë. Në një rast tjetër, ai thotë se policia ka hedhur gaz lotsjellës në një familje që ishin në gjumë.
Deklarata e Gjunkshit: Jemi këtu përpara jush për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat speciale Renea, FNSH dhe policia vendore e Dibrës. Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë.
Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, ç’ka është e papranueshme. Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë.
Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14 vjeçar i cili ka tentuar t’i japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë lëre të vdesë aty.
Në fshatin Kandër në orën 03: 37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra, gra e fëmijë në gjumë. I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën.
Edhe njëherë informojmë opinionin publik se: Protesta ishte në formën e marshimit, shumë e qetë dhe qytetare. Provokimet ishin të gjitha nga policë civilë dhe persona të panjohur, të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës.
Nga ana e protestuesve nuk është lënduar, dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë. Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit ,ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh.
Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur. Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi. Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e panevojshme, e pajustifikueshme dhe provokuese.
Partia Demokratike distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin. I bëjmë thirrje policisë së shtetit, dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës.
Prej më shumë se 7 orësh policia nuk lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar.
Ndaj të shoqëruarve brenda ambjenteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike.
Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me Kodin e Procedurës penale.
Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të papranueshëm për një oficer policie.
Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka patur materiale zgjedhore. E gjitha kjo ka qenë një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



