VIDEO/ Dalin pamjet, si i përgatiste Erzen Uka fëmijët për në ISIS
Erzen (Hamza) Uka është një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Ai ka shërbyer si komando në misione ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan, dhe aktivitetet e tij kanë tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë që prej vitit 2007.
Në prill të vitit 2019, Uka u arrestua nga Drejtoria e Antiterrorit, pas dyshimeve për prirje radikale dhe për nxitje të urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. Ai konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë dhe monitorohej nga autoritetet për një kohë të gjatë.
Më 2020, konkretisht në shtator, Gjykata e Tiranës e dënoi me tre vite burg për akuzat e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Pas arrestimit, Uka u shfaq i dhunshëm edhe ndaj autoriteteve gjyqësore, duke kërcënuar gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Eugen Beci, me paralajmërimin se do të kërkonte llogari sapo të dilte nga burgu.
Ai kishte publikuar më parë video në Facebook me përmbajtje ekstremiste dhe stërviste fëmijë, me qëllim që disa prej tyre t’i dërgonte si luftëtarë të ISIS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



