VIDEO e kontrolleve dhe arrestimeve në Vlorë
Pas arrestimit të Tesilvan Bashos dhe vellait te tij, persona te konsideruar shume te rrezikshem, policia ka kryer të tjera arrestime në qytetin e Vlorës, ne nje aksion qe ka vijuar edhe ne oret e nates. Ne videon qe shikoni me poshte, jane pamjet kur policia ka ushtruar kontrolle ne banesat e te prangosurve dhe momentet e shoqerimit te tyre ne Polici.
Ne pranga rane shtate persona, emrat e te cileve i raporton korespondenti i Panorama:
Cerciz Velaj
Enton Likaj
Daniel Nikaj
Altin Veizaj (shkelzen )
Antonio Veizaj
Marjo Veizaj
Romeo Likaj

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Nga kontrollet e kryera u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



