E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ I gjithë  faji për mos hapjen e negociatave i  Francës dhe Macron
Politikë

VIDEO/ I gjithë faji për mos hapjen e negociatave i Francës dhe Macron

Edi Rama ka publikuar një videomesazhi në faqen e tij në Facebook, para vendimit përfundimtar nga BE lidhur me fatin e negociatave.

Sipas tij, shumica e vendeve janë ‘Pro’ çeljes së negociatave, por tre vende të tjera, mes tyre edhe Franca e shohin me skepticizëm procesin e zgjerimit, pa u reformuar më parë BE.

‘Shumica e vendeve janë pro. Franca ende nuk ka vendim të qartë për integrimin e Shqipërisë.

Janë dy apo tre vende të pafavorshme për ne.

Vendimi merret me konsensus dhe për këtë vendosin Franca e Gjermania.

Fjala e fundit nuk është thënë ende, mbetet për në minutat e fundit. Vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka asnjë lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi bërë.

Qasja e Francës nuk është kundër Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por presidenti Macron kërkon reformim të BE. Bundestagu i tha PO Shqipërisë’, u shpreh Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.