E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Koha kur Ben Blushi u nxirrte “të palarat” Ramës e Berishës
Lajme

VIDEO/ Koha kur Ben Blushi u nxirrte “të palarat” Ramës e Berishës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë akuzuar ndër vite nga segmente të ndryshme të politikës shqiptare se bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht përplasjeve të ashpra publike.

Një prej atyre që e ka artikuluar këtë akuzë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Kuvend ka qenë Ben Blushi, në atë kohë deputet.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka rikthyer një moment nga viti 2017, kur Blushi, gjatë një seance parlamentare, iu drejtua Ramës dhe Berishës duke i akuzuar se, pavarësisht viteve të përplasjeve politike, tashmë ndodheshin në të njëjtën anë.

“Është për të qeshur dhe për të qarë. Pas 27 vitesh, pas shumë kacafytjesh, sharjesh, shtyrjesh dhe vjedhjesh, Sali Berisha dhe Edi Ramën i kemi sot në një qeveri. Jeni bashkë apo jo?”, deklaronte Blushi.

Deklarata shkaktoi replika nga Rama dhe Berisha, të shoqëruara edhe me batuta që sollën të qeshura në sallën e Kuvendit.

Berisha iu përgjigj në mënyrë ironike Blushit, duke e lidhur akuzën e tij me xhelozinë:

“Po njerëz jemi ne. Njerëz me ndjenja jemi ne. Xhelozia është sentimenti që lidhet me dashurinë. Provohet nga frika se përse një i dashuruar preferon tani dikë tjetër.”

Në një tjetër moment të debatit, Blushi iu drejtua Ramës dhe Berishës duke përdorur vargje të Fan Nolit.

“Ju përshëndes sonte me vargjet fatale të Fan Nolit: ‘Ngrihuni e bjeruni, korrini e shtypini katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë’.”

Rama nuk e la pa përgjigje ironinë e Blushit, duke iu referuar pikërisht vargjeve të Nolit:

“Fan Noli do të rrotullohej në varr bashkë me katundarët dhe punëtorët, se nuk di ku gjendet një katundar e punëtor që t’i besojë Ben Blushit.”

Debati i vitit 2017 është rikthyer në vëmendje në një moment kur akuzat dhe debatet mbi raportet mes dy forcave kryesore politike në vend vijojnë të jenë pjesë e diskursit politik shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.