E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO NGA SALLA E GJYQIT, SALIANJI U KËRKON 11 KUKSIANËVE TË PRANGOSUR TË NGREJNË DUART LART
Publik News

VIDEO NGA SALLA E GJYQIT, SALIANJI U KËRKON 11 KUKSIANËVE TË PRANGOSUR TË NGREJNË DUART LART

Kanë dalë pamjet e para nga salla e gjyqit në Shkodër ku pritet të merret vendimi për protestesit kuksianë.

Edhe pse u ndalua kamera në sallën e gjyqit, deputetët e opozitës kanë hyrë në video live në rrjetet sociale, duke paraqitur se çfarë po ndodh aty aktualisht. Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka filmuar 11 të arrestuarit dhe u ka kërkuar të ngrejnë duart lart, teksa shihen të prangosur. Sakaq të gjithë janë në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër, nëse do të lirohen kuksianët apo jo.

Reagimi i Salianjit:

11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.