E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Operacioni në Nikël, gjykata vendos për arrestimin e 5 prej tyre (EMRAT)
Lajme

VIDEO/ Operacioni në Nikël, gjykata vendos për arrestimin e 5 prej tyre (EMRAT)

Detaje të reja janë mesuar nga operacioni i zhvilluar sot në Nikël. Pas shoqërimit të disa prej personave, 5 prej tyre janë arrestuar.

Sipas News 24, të arrestuar janë: Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku ne perfundim te kontrolleve u be arrestimi ne flagrance.

Më tej thuhet se gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material :

1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.
3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
4. Tre arme gjahu.
5. Nje pushke sportive pleumatike.

Aksioni policor në Nikël/ Zbardhen emrat e të ndaluarve. Mes tyre Durim Bami dhe “Tuku”

Mes të shoqëruarave në Krujë është edhe Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën. ‘BalkanWeb’ raporton se mes të shoqëruave janë Flamur dhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami (këta të dy vëllezër) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar të përfshirë në grupe kriminale, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie, RENEA E FSHSH dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera.  Në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Pamjet nga REPORT TV

Kujtojmë se Durimi ishte i arrestuar lidhur me denoncimin publik të deputeti Tom Doshi, ku ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi.
Kujtojnë se një operacion i ngjashëm u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër. Policia kreu kontrolle, sekuestrime dhe arrestoi katër persona, 3 prej të cilëve më pas u lanë në burg nga gjykata ndërsa i katërti në arrest shtëpiak.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.