E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Policia dajak banorëve të përmbytur në Durres
Lajme

VIDEO/ Policia dajak banorëve të përmbytur në Durres

Dhjetëra banorë të Durrësit, të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, kanë dalë sot në protestë në sheshin kryesor të qytetit, duke akuzuar Bashkinë dhe Qeverinë si përgjegjëset kryesore për situatën dhe dëmet e shkaktuara.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër institucioneve, mes tyre edhe “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” dhe “Durrësi në ujë”, duke shprehur revoltin për gjendjen e krijuar dhe mungesën e zgjidhjeve.

Protestuesit janë përpjekur t’i drejtohen godinës së Bashkisë së Durrësit, por janë ndaluar nga Policia Bashkiake. Për disa minuta, situata është tensionuar, ku janë regjistruar përplasje fizike dhe shtyrje mes efektivëve dhe qytetarëve.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë banorë të zonës së ish-Kënetës, e konsideruar si një nga zonat më të goditura nga përmbytjet. Në protestë janë bashkuar gjithashtu edhe qytetarë nga zona të tjera të qytetit, përfshirë Shkozetin, Plazhin si dhe Sukthin.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi institucionale për dëmet e pësuara, ndërsa paralajmërojnë vijimin e protestave nëse nuk merren masa konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.