E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shemben disa ndërtesa tek Selvia, pronarët ngujohen brenda: Është veprim antiligjor, jemi me certifikata pronësie
Lajme

VIDEO/ Shemben disa ndërtesa tek Selvia, pronarët ngujohen brenda: Është veprim antiligjor, jemi me certifikata pronësie

Policia ka nisur prishjen e disa dyqaneve dhe banesave pranë zonës së Selvisë, ndërsa  veprimi i policisë ka hasur kundërshtimin e pronarëve,  të cilët e kanë cilësuar një veprim antiligjor.

Disa nga pronarët kanë zgjedhur të ngujohen brenda godinave për të kundërshtuar policinë.

 

Capture

“Është veprim antiligjor, jemi me certifikata pronësie. Bashkia nuk ka sjellë asnjë shkresë a vendim prishjeje. E kemi denoncuar veprimin në polici, policia mban anën e bashkisë. Objekti ka shërbyer si postë 50 vite me parë, ndërtesa është 90 vjeçare.

Pronaret e kemi privatizuar në 90 ndërsa më vonë me leje bashkie e kemi rikonstruktuar konform ligjeve. Lajmin e prishjes e kemi mësuar nga subjeketet që ia kemi lënë me qera. Jemi pronarë të ligjshëm nuk dimë ku të ankohemi.”-janë shprehur pronarët.

Dhjetëra punonjës të policisë kanë ardhur për të mbështetur Bashkinë. Më herët INUV ka prishur një dyqan ngjitur./balkanweb

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.