VIDEO/ Skandal në BBVK, Klodi nuk përmbahet dhe puth Londrimin
Që në fillim të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, marrëdhënia mes Klodit dhe Londrimit ka tërhequr vëmendjen e publikut. Së fundmi, djemtë kanë shfaqur afërsi të dukshme gjatë një aktiviteti në oborr me banorët e tjerë.
Në një moment të veçantë, Klodiani e kapte Londrimin nga faqet dhe e afroi drejt buzëve, duke krijuar përshtypjen se dy banorët mund të shkëmbenin një puthje. Ky moment u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe shkaktoi një valë komentesh dhe diskutimesh mes fansave.
Reagimet janë të përziera: disa spekulojnë për një lidhje romantike mes dy djemve, ndërsa të tjerë mbeten të pasigurt mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. Ky incident ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin për dinamiken mes tyre, që ka qenë një nga temat më të ndjekura që nga fillimi i edicionit.
Gjithashtu, ka zëra se prindërit e dy banorëve kanë kërkuar nga produksioni që t’i largojnë nga shtëpia, por kërkesa nuk është marrë parasysh nga Olsa Muhameti, e cila vijon me zhvillimin e shfaqjes.
Momenti i fundit vetëm ka ndezur më tej debatet dhe spekulimet mbi atë çfarë mund të ndodhë mes Klodit dhe Londrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



