VIDEO/ ‘Sot në Shkodër, beteja me narkodiktaturën!’ Dëshmia e kuksianit në gjyq
“Betejë me narkodiktaturën” e ka cilësuar, ish-kryeministri Sali Berisha, gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër ndaj 11 kuksianëve që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit.
“Sot, 11 pengjet politike, – shkruan Berisha, – të rrëmbyera pas mesnate nga krye, krye, krye, Edvin Kristaq Rama dhe falangat e tij të krimit, përballen në sallen e gjyqit politik me vasalët e kryehorrit të narkoshtetit.
Mijëra qytetarë protestojnë me moton “lironi vëllezërit tanë dhe vdekje, vdekje diktaturës” Fitore!”, përfundon Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



