Vidhet ekipi i Tiranës gjatë ndeshjes, lojtarëve u “avullojnë” telefonat dhe veshjet
Ngjarje shumë e rëndë në futbollin e moshave. Sot në ndeshjen e luajtur mes skuadrave U-21 të Tiranës dhe Shkënkollit e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, janë vjedhur çantat e futbollistëve të Tiranës.

Në mbarim të ndeshjes lojtarët kur kanë shkuar në dhomat e zhveshjes, nuk kanë gjetur sendet e tyre. Më pas është njoftuar policia dhe tani ende një pjesë e lojtarëve të të dyja skuadrave janë në komisariat për të shpjeguar situatën.
Situatë absurde që ndodh në vitin 2021, kur futbollistë të moshave hasen me situata të tilla të turpëshme dhe skandaloze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



