Vijon zjarri në Manati të Lezhës, ndërhyrje nga ajri me helikopter
Situata e zjarrit në Manati, pranë aksit të vjetër rrugor Lezhë-Milot, vijon të mbetet problematike, teksa vatra ende nuk është vënë nën kontroll.
Flakët, të favorizuara nga erërat, po përhapen në terren, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave në terren. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të parandaluar afrimin e flakëve drejt banesave.
Për përballimin e situatës është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri. Një helikopter ka nisur prej më shumë se dy orësh operacionin për shuarjen e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit, ndërsa situata mbetet në monitorim për shkak të përhapjes së favorizuar nga kushtet atmosferike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



