E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viti i ri shkollor , mjetet shkollore kushtojnë 10% më shtrenjtë
Publik News

Viti i ri shkollor , mjetet shkollore kushtojnë 10% më shtrenjtë

Teksa inflacioni ka kapur nivele rekord, rritja e çmimeve po reflekton edhe tek mjetet shkollore, duke e bërë rikthimin e nxënësve në shkolla më të shtrenjtë. Për prindërit që tashmë rishikojnë buxhetet për të paguar për ushqimin, karburantet, e produktet e shportës, tashmë më i shtrenjtë do të jetë edhe furnizimi me mjete shkollore.

Sipas vëzhgimeve në terren, çmimet kanë shënuar rritje rreth 25% krahasuar me vitin e shkuar. Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi.

Bizneset e fushës shprehen se aktiviteti i tyre është tkurrur, duke e argumentuar me uljen e numrit të fëmijëve dhe rritjen e bizneseve që tregtojnë mjete shkollore. Sipas të dhënave të INSTAT, shihet se volumet e tregtisë me pakicë të librave dhe artikujve shkollorë janë rritur në 2021.

Volumet e tregtimit të artikujve shkollorë u rritën me 2.6% në ndryshim vjetor, ndërsa në muajt korrik shtator ndryshimi është më i lartë.

Revista Monitor, ka bërë një përllogaritje të kostove për mjetet shkollore që nga librat, të cilët variojnë me çmime deri në 6000 lekë, e deri tek Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, kostoja e të cilave shkon rreth 4000 lekë për çdo fëmijë.

Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të letrës.

Në përllogaritjen totale të faturës që duhet të paguajnë prindërit për artikujt shkollor këtë vit shkollo, kostoja totale shkon mesatarisht ë 9500 lekë, duke shënuar një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.