Vlorë, 35-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës nga vetëplagosja

Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi: 

Vlorë/Informacion paraprak

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Publikuar nga Publik Media