E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Arrestohet njëri prej autorëve që vrau 58-vjeçarin
Lajme

Vlorë/ Arrestohet njëri prej autorëve që vrau 58-vjeçarin

Porosia u dha nga Dubai

Burimet bëjnë me dije se në Ksamil është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, pak ditë më parë.

Sipas burimeve të policisë, janë dy autorë për vrasjen, por njëri ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet jashtë vendit.

Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.

Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë.

Është ende e pakonfirmuar nga policia, por besohet se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të cilat i ka sekuestruar grupi hetimor. Dyshohet se personi në foto është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj.

Image

Kemi të bëjmë me të njëjtin vend si në foto dhe në vendngjarje ku ka ndërruar jetë 58-vjeçari. Por, edhe për faktin se ai është i veshur me të zeza, me kapele dhe shall, ku këtë fakt edhe më parë e konfirmonin burime nga policia që një pamje të tillë kishte edhe autori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.