E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vranë dhe varrosën të atin, Gjykata merr vendimin për familjarët
Flash

Vranë dhe varrosën të atin, Gjykata merr vendimin për familjarët

Gjykata e Durrësit ka dhënë dënimin për krimin e rëndë që tronditi opinionin publik në shkurt të vitit 2024, ku Pëllumb Meta u vra nga familjarët e tij.

Sipas vendimit të gjykatës, Hysen Meta, djali i madh i viktimës, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë dënimin në një burg me siguri të lartë. Vëllai i tij, Amarildo Meta, është dënuar me 5 vite burg, ndërsa motra e tyre, Hygerta Meta, ka marrë 8 vite burg, nga 30 vitet që kishte kërkuar fillimisht prokuroria. Bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 10 shkurt 2024, kur katër anëtarë të familjes, tre fëmijët dhe nëna, u akuzuan për ekzekutimin dhe varrosjen e Pëllumb Metës në kasollen e bagëtive. Hetimet zbuluan se krimi ishte i parapërgatitur në detaje, përfshirë largimin e makinës së viktimës, fshehjen e armës dhe varrimin e trupit.

Shefi i seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit në Policinë e Durrësit, Ruzhdi Domi, tha se hetuesit vunë re qetësinë e pazakontë të familjarëve pas ngjarjes, gjë që ngriti dyshime të mëtejshme.

Grupi hetimor thekson se Hyseni ka qëlluar me armë, në bashkëpunim me motrën Hygertën, ndërsa hetuesit kanë kryer prova qitjeje për të konfirmuar aftësitë e saj me armën. Të gjithë anëtarët e familjes janë trajtuar si pjesëmarrës në krim, përveç bashkëshortes së Pëllumbit, e cila vazhdon të jetë nën hetim në gjendje të lirë.

Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta, pasi grupi hetimor po vazhdon punën në këtë drejtim, duke përjashtuar pista si dhuna në familje apo çështje intime si abuzimi seksual, për të cilat u kryen edhe analiza gjinekologjike të motrës Hygerta.

Materialet i janë dorëzuar prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.