E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasësi i 20-vjeçarit në Korçë, ‘mbrohej’ nga i afërmi në SHISH
Lajme

Vrasësi i 20-vjeçarit në Korçë, ‘mbrohej’ nga i afërmi në SHISH

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ Denoncimi: Autori i dyshuar kishte precedentë të dhunshëm, mbrohej nga një i afërm në SHISH

Detaje dhe pretendime të reja janë ngritur pas vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë, ngjarje për të cilën dyshohet Kristian Sterjo. Pas krimit, forca të shumta policie dhe RENEA u angazhuan për lokalizimin e të dyshuarit.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë  tonë, Sterjo pretendohet se ka qenë i përfshirë edhe më parë në episode të dhunshme. Denoncuesi pretendon se ndaj tij ka pasur raste të plagosjes me thikë, armëmbajtjes dhe kërcënimeve.

Një tjetër pretendim serioz i denoncuesit lidhet me mënyrën se si dyshohet se janë trajtuar këto raste në të kaluarën. Sipas tij, problemet e Sterjos janë mbyllur falë ndërhyrjes së një të afërmi, të cilin e identifikon si Kristaq Sterjo dhe pretendon se ka mbajtur një pozicion drejtues në SHISH.

“Ai ka mbajtur armë dhe ka kërcënuar njerëz të tjerë me jetë. Në të gjitha rastet është mbrojtur nga i afërmi i tij Kristaq Sterjo, ish-shef kabineti në SHISH”, thuhet në denoncimin e publikuar nga JOQ Albania.

Këto mbeten pretendime të një denoncuesi dhe kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente. Megjithatë, nëse rezultojnë të vërteta, ato ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë trajtuar episodet e mëparshme të pretenduara dhe nëse ndaj autorit të dyshuar janë marrë masat që parashikon ligji.

Pas vrasjes së Joan Zukos, hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te dinamika e krimit. Autoritetet duhet të verifikojnë edhe çdo pretendim për armëmbajtje, episode të mëparshme dhune apo ndërhyrje të paligjshme në favor të të dyshuarit.

Pyetja që ngrihet është e rëndë: nëse institucionet kishin pasur më parë sinjale për sjellje të dhunshme dhe armëmbajtje, a mund të ishte parandaluar tragjedia që i mori jetën 20-vjeçarit?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.