E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Gjykata lë në burg 18-vjeçarin
Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Gjykata lë në burg 18-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18 vjeçarin E.M. 18 vjeç, i cili është një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit S.T.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

20-vjeçari është plagosur me thikë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Avokati i 18-vjeçarit që u la në burg për vrasjen e S.T 20 vjeç, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëmn dhe se nuk ka patur dijeni për konfliktet mes viktimës dhe dhe shokut të tij që kreu vrasjen.p

Sipas avokatit E.M 18 vjeç nuk ka kryer asnjë akt dhune ndaj viktimës, përkundrazi është përpjekur që të ndalojë sherrin.

“Në vlerësimin tonë ky shtetas nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Është student në Holandë dhe ka ardhur më 13 prill, me biletë kthimi më 19 prill. Duke qenë se këto ditë ka takuar edhe shokët e tij, një prej tyre Axel Hoxhaj, duke lëviz në trotuar ka ardhur një mjet ka ndaluar dhe ka ndodhur ngjarja. Ka parë që shoku i tij ka shkuar në drejtim të shoferit, dhe për të shuar konfliktin ka tentuar të ndalojë dhe mos të lërë pasagjerin të dalë.

Më pas ai i vërsulet, dhe nga pamjet që dalin shihet se nuk bën asnjë veprim të dhunshëm kundër pasagjerit, por ai e sulmonte atë. Ensi Maze nuk ka parë asnjë hanxhar, as Hoxha nuk e ka informuar për ndonjë konflikt të mundshëm.

Maze është shok i Hoxhës dhe ka pas njohje dhe me vajzën në fjalë, por nuk e ka informuar për konfliktet që ka pasur me persona të tjerë. Në pamjet e publikuara shihet se Manze nuk ka bërë asnjë dhunë ndaj pasagjerit, por e kundërta. Nëse nuk do kishte tentuar të bllokonte derën, do kishte agravuar më shumë.

Manze është vetëdorëzuar, në momentin që ka ndodh ngjarja ka komunikuar me të atin dhe ka thënë se jam tek stadiumi Arena dhe aty ka shkuar ta marrë policia. Vajza ka deklaruar asnjë lidhje apo konflikt me Mazen”, deklaroi avokati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.