E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 31-vjeçarit/ Sherri nisi për faturën 400 euro, mbyllet ‘Kobra City’
Publik News

Vrasja e 31-vjeçarit/ Sherri nisi për faturën 400 euro, mbyllet ‘Kobra City’

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Prizren, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi.

Personi që shidhni në foto është 31-vjeçari, Visart Cengu

Sherri nisi në lokalin e natës ‘Kobra City’, ndërkohë që dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj qëlloi për vdekje kuksianin Visart Cengu.

Burimet  thonë  se  motivi i ngjarjes së rëndë dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat.

Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë.

Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të qëllojnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson Sinjali, pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, dyshohet se ka qëlluar me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Ndërkohë pas bastisjes, mësohet se lokali ‘Kobra City’ është mbyllur nga autoritetet. Gjatë bastisjes mësohet se janë gjetur tri gëzhoja plumbash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.