Vrasja e Ali Khameneit, zgjidhet Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit
Asambleja e Ekspertëve ka zgjedhur Mojtaba Khamenei si Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, pas një procesi të përshpejtuar vendimmarrjeje që, sipas raportimeve nga mediat vendase, u zhvillua nën presion të fortë politik dhe ushtarak.
Burime të brendshme citojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka luajtur rol kyç në orientimin e trashëgimisë së postit, duke mbështetur kalimin e pushtetit te djali i liderit të ndjerë, Ali Khamenei.
Sipas agjencisë shtetërore Fars News Agency, mbledhja e 88 anëtarëve të Asamblesë u zhvillua në mënyrë virtuale për arsye sigurie. Vendimi erdhi në një klimë të tensionuar, pasi selia e institucionit ishte goditur më herët nga një sulm ajror i atribuuar forcave izraelito-amerikane. Autoritetet iraniane raportuan se nga sulmi nuk pati viktima.
Zgjedhja e Mojtaba Khameneit shënon një moment historik për Republikën Islamike, duke hapur debat të gjerë mbi natyrën e trashëgimisë së pushtetit në Iran dhe rolin e strukturave ushtarake në proceset politike të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



