E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e ish-policit në Laç, ja si iu bë atentat një vit më parë djalit të tij bashkë me familjen
Lajme

Vrasja e ish-policit në Laç, ja si iu bë atentat një vit më parë djalit të tij bashkë me familjen

LAÇ –  Ish-polici Xhelal Reçi u ekzekutua më armë zjarri mëngjesin e sotëm pranë një banke në Laç, por mësohet se atentat një vit më parë i është bërë edhe djalit të tij, Besnik Reçit.

Besnik Reçi ishte bashkë me familjen në makinë, gruan dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona me motor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15.08.2020, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Një motor ndoqi automjetin e Besnik Reçit, duke e qëlluar tre herë. Plumbat e kanë tejshpuar mjetin, por fatmirësisht nuk kanë plagosur personat që ishin brenda.

Autorët e atentatit nuk janë identifikuar as sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.