E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e teknikut të kondicionerëve,arrestohet xhaxhai i vellezerve Kusi
Lajme

Vrasja e teknikut të kondicionerëve,arrestohet xhaxhai i vellezerve Kusi

Arrestohet xhaxhai i vellezerve Kusi, qe jane tashme persona te shpallur ne kerkim per vrasjen e Indrit Çelajt, i riu qe kishin punesuar si teknik per kondicioneret ne punimet e shtepise se re ne kryeqytet.

“News 24” raporton se ne pranga eshte vene shtetasi Lulzim Kusi, Pak kohe me pare, gjatë kontrolleve qe u bene në shtëpinë e tij, u gjet nje arme zjarri.

 

***

Vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuarit kryesorë për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Viktima Indrit Celaj, vellezerit Kusi/ poshte vendi i ngjarjes
Viktima Indrit Celaj, vellezerit Kusi/ poshte vendi i ngjarjes

Burime nga grupi hetimor kishin bere me dije se fundi se pavarësisht kërkimeve në të gjithë Shqipërinë, nuk është arritur që të zbulohet asnjë gjurmë e tyre. Nga gjurmimi i telefonave të tyre, sinjali i fundit ka ardhur nga rrethinat e Korçës.

 Më pas nuk dihet më asgjë rreth vendndodhjes së tyre. Dyshimet paraprake flasin për largimin e tyre drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër, megjithatë destinacioni përfundimtar vazhdon të jetë mister.

Endrit-Celaj-vrasja-26vjecari-Myslym-Shyri

Policia ushtroi një kontroll në një banesë që ndodhet në kodrat e fshatit Allgjatë, që rezulton në pronësi të xhaxhait të ndjerë të vëllezërve Kusi, ku dyshohej se ata ishin strehuar pas vrasjes.

Aty u gjet një armë automatike, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, edhe pse nuk rezulton të jetë arma e krimit.

PROVAT PER AUTORESINË

Prova më e fortë e Prokurorisë dhe që rrëzoi alibinë e protagonistëve të përfshirë në vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj, kanë qenë kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes. Grupi hetimor ka analizuar pamjet e tri kamareve sigurie, që kanë filmuar për afro një orë, nga ora 10:33 deri në orën 11:24, të datës 22 gusht, të gjitha veprimet e dyshimta të autorëve.

Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë identifikimi i vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuar si autorë të dyshuar të vrasjes së 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Ndërsa është rrëzuar përfundimisht alibia e babait të tyre, Bujar Kusi, i cili pretendonte se djemtë e tij ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalzit me dy shoqe.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se Griseldo Kusi është filmuar në orën 10:27:30, kur shfaqet në fillim të rrugës dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit. Diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje.

Gjithashtu, dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë. Ndërsa Alban Kusi, në orën 11:24:16, ndodhet në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me shtetasin Agron H. dhe Albani bën lëvizje dhe gjeste të pakontrolluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.