E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Kamëz, vëllai i viktimës ka vrarë një person vite më parë
Lajme

Vrasja në Kamëz, vëllai i viktimës ka vrarë një person vite më parë

48-vjeçari Lulzim Visha, i cili u gjet i pajetë në një makinë mëngjesin e kësaj të premteje, i vrarë me armë zjarri, dyshohet se ka pasur hasmëri me persona të tjerë.

Burime pranë policisë tregojnë se viktima ka qenë person që ka pasur probleme dhe pista e hasmërisë duket si më e mundshmja për hetuesit.

Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.

Visha  u gjet pa shenja jete brenda automjetit në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner rreth orës 7:40 këtë mëngjes.

Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.