E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Lezhë/ Si Policia po përpiqet të shpërqëndrojë autorin, itinerari që ndoqi pas krimit
Publik News

Vrasja në Lezhë/ Si Policia po përpiqet të shpërqëndrojë autorin, itinerari që ndoqi pas krimit

Ky është itinerari që ka ndjekur autori 21-vjeçar Aldi Rama pas vrasjes së efektivit Saimir Hoxha në Kune-Vain të Lezhës.

Policia në ndjekje të autorit të vrasjes së oficerit të policisë ne Lezhë

Fillimisht ai u arratis me mjetin “Volkswagen”, por më pas e braktisi atë. Aty është parë nga banorë të zonës që kanë dëshmuar se kanë parë një djalë të ri që u largua me shpejtësi.

Dyshohet se i riu është kthyer në zonën ku dhe kreu krimin dhe fshihet në një zonë me bimësi të dendur.

Policia nga terreni dhe me helicopter po përpiqet ta kapë, ndërkohë që për ta shpërqëndruar autorin, po hidhen zhurmuesa të ngjashme më të shtënat.

Aldi Rama ende nuk është dorëzuar dhe vijon të qëndrojë i fshehur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.