E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasjet e 21-janarit, Berisha mbron Gardën: Veproi sipas ligjit!
Lajme

Vrasjet e 21-janarit, Berisha mbron Gardën: Veproi sipas ligjit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa u pyet nëse ka një fletëthirrje për çështjen e 21 Janarit.

Berisha theksoi se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së, duke argumentuar se demonstrata e 21 janarit 2011 ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.

Ai mohoi që të ketë ekzistuar ndonjë urdhër për Gardën e Republikës për të qëlluar, duke theksuar se:

“Nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush. Garda ka vepruar sipas ligjit, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes së PD në pushtet asokohe.”

Berisha shtoi se çdo fletëthirrje e mundshme ndaj tij do të përballohet dhe theksoi konceptin e tij për shtetin dhe përgjegjësitë ligjore:

“Unë paraqitem për çdo fletëthirrje, kam konceptet e mia për shtetin dhe e kam vërtetuar këtë.”

Sipas Berishës, zbardhja e plotë e ngjarjeve dhe hetimi i drejtë janë të rëndësishme për të kuptuar kontekstin politik dhe veprimet e asaj dite.

“Nga 2013 deri në 2025 njeri që ka penguar atë dosje ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështjeje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë, një axhendë, demonstrata më e dhunshme me axhendë politike përmbysjen e pushtetit. Nuk ka patur asnjë urdhër nga askush dhe nuk do e gjejnë kurrë se nuk ka patur kurrë. Garda ka vepruar sipas ligjit që është miratuar nga mazhoranca socialiste që ishte para ardhjes sonë në pushtet. Kaq. Në çdo fletëthirrje që mund të më bëhet, unë paraqitem, kam konceptet e mia për shtetin, e kam vërtetuar këtë,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.