E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër, arrestohet autori i dyshuar
Publik News

Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër, arrestohet autori i dyshuar

Në pranga ka përfundua Arbër Kota, i cili një ditë më parë vrau me thikë 33 vjeçarin pas një sherri për çështjen e një rruge.

Njoftimi:

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.