E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau kunatin, kapet pas shumë vitesh
Lajme

Vrau kunatin, kapet pas shumë vitesh

Në vitin 2004 në Fushë-Krujë, Dritan Karajvrau me armë zjarri kunatin e tij dhe që atëherë u largua nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Vetëm sot, pas 15 vitesh i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Karaj është kapur në Itali nga bashkëpunimi i shtetit fqinj me Interpol Tirana.

Dritan Karaj, 38 vjeç, u lokalizua vendndodhja në Bergamo, Itali dhe më pas u kap e arrestua.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.