Vrau me thikë 26 vjeçarin te ‘Pylli i Sodës’, arrestohet autori 16 vjeçari
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 26 vjeçarit Aleksandër Petanaj në vendin e quajtur “Pylli i Sodës” në Vlorë.
Mësohet se autori është 16 vjeçar Gabriel tartaraj, i cili ka goditur disa herë më thikë në zemër 26 vjeçarin.
Edhe pse Petanaj u dërgua me urgjencë në spital nga shokët e tij, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.
Sherri ka nisur mes vëllait të Petanaj dhe një grupi të rinjsh, të cilët ishin konfliktuar edhe më herët.
Aleksandër Petanaj ndërhyri për t’i ndarë të rinjtë, por është goditur disa herë nga 16 vjeçari.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




