E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau nënën dhe plagosi babain, arrestohet Florion Dalladaku
Lajme

Vrau nënën dhe plagosi babain, arrestohet Florion Dalladaku

Florion Dalladaku, 45-vjeçari i dyshuar për vrasjen e nënës së tij dhe plagosjen e rëndë të babait në Krutje të Lushnjës, është arrestuar rreth një orë pas ngjarjes.

Dalladaku është kapur në Fier, teksa po largohej me një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes Dalladaku në Krutje. Për motive që ende nuk janë bërë të qarta, 45-vjeçari dyshohet se ka sulmuar me sqepar prindërit e tij.

Nga goditjet ka humbur jetën Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

I moshuari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas sulmit, Florion Dalladaku është larguar nga banesa, duke bërë që Policia të nisë menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Operacioni nuk u kufizua vetëm në zonën e Lushnjës, por u shtri edhe në qytetet përreth.

Rreth një orë pas krimit, 45-vjeçari është lokalizuar në Fier dhe është arrestuar nga Policia. Në momentin e kapjes, ai po lëvizte me automjetin tip “Ford” me ngjyrë blu.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur motivin e krimit, dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në sulmin ndaj dy të moshuarve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.