E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në Lushnjë, djali vret të ëmën dhe plagos të atin
Flash

Tmerr në Lushnjë, djali vret të ëmën dhe plagos të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Krutje të Lushnjës, ku një person dyshohet se ka sulmuar me sqepar dy prindërit e tij.

Sipas informacioneve paraprake, Florian Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën dhe babain e tij. Si pasojë, nëna ka humbur jetën, ndërsa babai ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë pas ngjarjes, Dalladaku dyshohet se është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur.

Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle për gjetjen e të dyshuarit.

Deri në këto momente nuk janë bërë publike të dhëna të plota mbi gjendjen shëndetësore të babait, i cili mbeti i plagosur nga sulmi.

Sipas informacioneve paraprake, Dalladaku dyshohet se mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, dinamikën e sulmit dhe motivin, ndërsa operacioni për kapjen e autorit vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.