VUANTE DËNIMIN NË FUSHË KRUJË, I BURGOSURI I VË FLAKËN QELISË
Një i dënuar në burgun e Fushë Krujës i ka vënë flakën qelisë ku vuante dënimin.
Mësohet se i burgosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishtë dënuar për grabitje me armë në bashkëpunim.
Nga flakët e zjarrit është shkrumbuar qelia por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar të burgosurin të ndërmarrë këtë vendim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



