E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç “ultimatum” trajnerit të Serbisë!
Lajme

Vuçiç “ultimatum” trajnerit të Serbisë!

Shko në Shqipëri dhe fitoni

Edhe pse ka ende kohë, tensionet për ndeshjen Shqipëri-Serbi janë ndezur si kurrë më parë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vetëm pak orë pas vizitës në Tiranë për Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, bëri një deklaratë nxitëse. Gjatë mitingut të partisë së tij në Nish, ai i dha një mesazh të qartë trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç, i cili shfaqet hapur si mbështetës politik i Vuçiç.

“E pashë pak më parë dhe e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç. Një legjendë e Nishit, ‘Piksi’ nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!,”- tha në fjalën e tij presidenti serb.

Shqipëria dhe Serbia do të luajnë më 7 qershor në Arenën Kombëtare, prej orës 20:45. Ndeshja e tretë e Grupit K kualifikues të Botërorit 2026 do të zhvillohet pa praninë e mbështetësve serbë në Tiranë, ndërsa tifozët shqiptarë i janë nënshtruar një metode tjetër për blerjen e biletave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.