E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Wolt Albania i Tony Xu dhe One Albania i Jászai
Flash

Wolt Albania i Tony Xu dhe One Albania i Jászai

 rrjet kriminal për shpërndarje droge në Tiranë

Motorristë, drejtorë, dyqane dhe fijet e mafies kineze e ruse në Ballkan

Policia e Tiranës ka goditur së fundmi një grup kriminal me 33 anëtarë, i cili ushtronte veprimtari të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit, duke përdorur metoda të sofistikuara kamuflimi si taksi dhe motoçikleta të shpërndarjes së ushqimit.

Sipas dosjes hetimore, Olsi Mici lëvizte me taksi për shpërndarjen e drogës, ndërsa Erdison Gjella përdorte një motoçikletë shpërndarjeje picash, e loguar me një brand ndërkombëtar – Wolt Albania, për të fshehur aktivitetin kriminal.

Wolt Albania – kamuflim për shpërndarje kokaine

Hetimet tregojnë se rasti i përdorimit të motorristëve të Wolt Albania për shpërndarje kokaine nuk është i izoluar. Policia po heton edhe raste të tjera, ku punonjës të kësaj kompanie, nën petkun e shpërndarjes së ushqimit, dyshohet se kanë shpërndarë lëndë narkotike në Tiranë.

Administratorët e Wolt Albania, me zyra në katin e 5-të të Sky Tower, janë:

  • Dimitrios Karelos
  • Jarno Kalevi Sivola
  • Mari Johanna Laatsalo

Pas Wolt Albania qëndron sipërmarrësi kinez Tony Xu. Kompania është në pronësi të shoqërisë Wolt Enterprises Oy, e riemërtuar Wolt Oy, e regjistruar në Finlandë (Nr. regjistrimi 2646674-9), me seli në Pohjoinen Rautatiekatu 21, 00100 Helsinki.

Burime investigative ngrenë dyshime serioze se Wolt Albania mund të jetë derivat i strukturave të mafies kineze dhe ruse në Ballkan, me qendër veprimi në Serbi. Mafia kineze ka zgjeruar vitet e fundit aktivitetin në Ballkan, duke u maskuar pas kompanive në dukje të ligjshme, kryesisht në:

  • trafik droge
  • prostitucion
  • trafik qeniesh njerëzore
  • mashtrime kompjuterike
  • pastrim parash

One Albania – infrastrukturë për shpërndarje kokaine

Hetimi ka zbuluar gjithashtu përfshirjen e dy drejtorëve të rëndësishëm të One Albania në rrjetin e shpërndarjes së drogës në Tiranë:

  • Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në One Albania
  • Artan Pullazi, drejtues i ekipit të transportit

Sipas policisë, dyshohet se këta drejtues kanë vënë në dispozicion të rrjetit kriminal infrastrukturën e kompanisë One Albania, përfshirë dyqane, automjete dhe logjistikë, për shpërndarjen e kokainës.

Kujtojmë se Erald Sina është marrë më herët nën hetim për fshehjen e një sulmi në ambientet e kompanisë ONE, ku u përfshinë 8 persona, shumica punonjës të sigurisë së kompanisë “Nazeri 2000” dhe strukturave të brendshme të ONE.

Sipas policisë, grupi shiste kokainë dhe kanabis në lokale, tabakino dhe zona të ndryshme të Tiranës, duke funksionuar si një rrjet i mirëorganizuar në të gjithë kryeqytetin.

Mafia bullgare dhe fijet ruse pas One Albania

Kompania One Albania është në pronësi të hungarezit Gellért Zoltán Jászai, i njohur për lidhjet e tij me kryeministrin Viktor Orbán dhe oligarkë rusë pranë Vladimir Putinit. Jászai konsiderohet nga burime ndërkombëtare si një nga fijet e Moskës në Ballkan, duke shërbyer si prestanome për kapital rus të sanksionuar nga SHBA.

Ai është i skeduar për pastrim parash dhe skema mashtrimi në disa shtete, përfshirë SHBA, Hungari, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnje, Turqi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Në të njëjtën linjë kontrolli rezultojnë edhe emra të njohur të mafies bullgare, si Elvin Guri dhe Spas Roussev, figura kyçe në qarkullimin e kapitaleve ruse në rajon.

Në vitin 2019, kompania greke OTE shiti Telekom Albania (AMC, sot One Albania) për vetëm 50 milionë euro, në një kohë kur kompania kishte fitime të pashpërndara mbi 352 milionë euro, tek kompania bullgare Albania Telecom Invest AD, në pronësi të Roussev dhe Gurit.

Nga mafia bullgare tek linja ruse – zinxhiri i kontrollit

Mafia bullgare dhe ruse kontrolluan One Albania deri në mars 2022 përmes Elvin Gurit dhe Spas Roussev. Në mars 2022, kontrolli kalon tek Gellért Zoltán Jászai, përmes kompanisë 4iG.

Skema e kontrollit rezulton:

Mafia bullgare & linja ruse → Jászai → 4iG → Albania Telecom Invest AD → One Albania

Një zinxhir pronësie që, sipas burimeve investigative, ngre dyshime serioze për përdorimin e kompanive strategjike në Shqipëri si instrumente të krimit të organizuar dhe influencës gjeopolitike ruse në Ballkan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.