E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xavi është trajneri i ri i Barcelonës
Lajme

Xavi është trajneri i ri i Barcelonës

FUTBOLL – Tashmë duket se është zyrtare! Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ish mefushori spanjoll që bëri histori me skuadrën katalanase do të rikthehet sërish në shtëpi, por këtë herë si trajner.

Lajmi për arritjen e akordit është konfirmuar nga skuadra e Al Sadd, ekipi që Xavi drejton aktualisht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se ata kanë arritur marrëveshjen me Barçën.

Drejtuesit e klubit kanë paguar klauzolën e largimit prej 5 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga Barcelona. Katalanasit shkarkuan Koeman pak ditë më parë dhe tashmë kanë gjetur trajnerin e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.