Xhaxhai i Etlevës e cila u vra nga Dani: Femra lahet me Kanunin e Dukagjinit, shteti e dinte dhe fjeti gjumë
Dan Hutra, dje plagosi ish të dashurën Marjana, më pas plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj dhe vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Pas kësaj vrau Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kanë qenë në një burg. Etleva Kurti, 32 vjeçe me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat, është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes.
Lidhur me vrasjen e të resë Kurti, ka dhënë një deklaratë për mediat xhaxhai i së ndjerës. Ky i fundit, Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg, teksa thekson se femra lahet me gjak në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ndër të tjera xhaxhai i së ndjerës shprehet se në Shqipëri ligjet janë duke u bërë sipas interesave të partive politike.
“Ngjarja mos i raftë kujt, kjo ngjarje që i ka ra Petrit Kurtit, terezitë e veta se si erdhën tlyjn dy vajza dhe bashkëshorten në Kamëz, të vret një femër në mënyr të pafajshme për arsye, femna lahet me Kanunin e Dukagjinit, kjo që i ka ra Petrit mos i raft kujt, unë vlla e kam, ai sot nuk është në varrim të vajzës së vet, këtë që ka bë Hutra, duhet var prej këmbësh jo prej fyti. Në Shqipëri ligjet janë duke u bërë sipas interesave të partive politike. Dan Hutra me vajzën s’ka pas asnjë lloj marrëdhënie, ka qenë në burg me Vladimir Kurtin janë rraf janë copëtu, djali i kushërinit tim në burg të përjetshëm, i ka thënë se kur të dalë do ta vras tërë familjen, shteti ka fjet gjumë dhe ky shkoi vrau një vajzë 32-vjeçare dhe unë tu punu mas kopshti, janë rraf në burg dhe arriti puna këtu ku arriti. Fisi Hutra sipas malsis, një femër lahet me 7 meshku, shteti mund tbëj punët e veta po diheni që të tjerët që jetojnë pas atij, sipas Kanunit, pasi këtu nuk ka ligje”, u shpreh Mehmet Kurti, xhaxhai i së ndjerës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



