E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet debati ‘Skënderbeu-Mamica’ PART 2: Dil jashtë!
Lajme

Zbardhet debati ‘Skënderbeu-Mamica’ PART 2: Dil jashtë!

Tensionet brenda Partisë Socialiste kanë shpërthyer hapur gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar, ku protagonistë u bënë Edi Rama dhe Elisa Spiropali, me replika të drejtpërdrejta dhe tone të ashpra në sy të deputetëve.

Debati nisi gjatë raportimit të Lorena Goxhobelli, kur Spiropali ndërhyri duke kërkuar më shumë respekt për përfaqësuesit e Kuvendit. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, është shprehur ajo, sipas burimeve.

Reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm dhe i prerë: “Ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”, duke i dhënë tonin përplasjes që do të pasonte gjatë gjithë mbledhjes.

Situata u tensionua edhe më tej gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga Erjona Ismaili. Teksa kjo e fundit po fliste, Spiropali ka reaguar me të qeshur, çka solli ndërhyrjen e drejtpërdrejtë: “Zonja Spiropali, nuk e di çfarë keni për të qeshur”. Pas kësaj, Spiropali është shprehur: “Më fal”.

Por ndërhyrja e Ramës e përshkallëzoi situatën: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq”, duke e bërë të qartë irritimin e tij ndaj reagimeve të deputetes.

Tensioni vijoi edhe në një tjetër moment, kur Spiropali po përdorte telefonin. Rama i tërhoqi vëmendjen, ndërsa ajo fillimisht reagoi me mimika dhe më pas iu drejtua: “Nëse ke diçka për të thënë thuaje”. Kryeministri iu përgjigj menjëherë: “Mos më provoko se do të nxjerr jashtë”.

Përplasja arriti kulmin kur Rama i kërkoi hapur të largohej nga mbledhja:
Rama: “Dil jashtë.”
Spiropali: “S’ dal. Nuk kam bërë asgjë për të dalë jashtë.”
Rama: “Dil ose do të nxjerr unë.”
Spiropali: “Nuk dal.”

Pavarësisht këtij debati të fortë, Spiropali nuk u largua nga salla dhe mbledhja vijoi normalisht, duke treguar se përplasja mbeti e hapur, por pa një zgjidhje të menjëhershme.

Ky episod vjen në një moment të ndjeshëm për Spiropalin, pas largimit të saj nga posti i ministres së Jashtme në një riformatim të fundit të qeverisë. Vendimi u konsiderua i papritur dhe u shoqërua me aludime për krisje të raporteve brenda PS, përfshirë edhe me figura si Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Një tjetër sinjal i tensioneve ishte edhe mungesa e saj në një seancë parlamentare ku u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, çka u interpretua si sfidë ndaj vendimmarrjes së grupit.

Ngjarjet e fundit tregojnë për një klimë të trazuar brenda socialistëve, ku debatet nuk mbeten më në prapaskenë, por po zhvillohen hapur dhe me tone të forta në forumet më të larta të partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.