Zbardhet identiteti i personit që urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës
Ai është Dritan Rexhepaj dhe dyshohet se është personi nga Vlora që urdhëroi pengmarrjen e Prengës.
Urdhri për rrëmbimin e Prengës u dha nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku Rexhepaj ndodhet aktualisht.
Burime nga hetimet thanë se Rexhepaj komunikonte me grupet kriminale nga burgu.
Policia e ka identifikuar vetëm me iniciake Rexhepajn deri më tani dhe në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet “D. R., nga Vlora, i konsideruar si një nga personazhet më të fuqishëm në botën e krimit në Vlorë, i cili në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



