E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit
Lajme

Zbardhet lista e kandidatëve për Avokatin e Popullit

Është bërë publike lista me gjashtë emrat që kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kandiduar për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, kandidaturat që do t’i kalojnë seancës plenare për votim janë:

  • Aranita Brahaj

  • Besim Ndregjonaj

  • Jola Hysaj

  • Tartar Bazaj

  • Adriana Kalaja

  • Endri Shabani

Afati për dorëzimin e aplikimeve përfundoi sot. Nga ana tjetër, mazhoranca ka konfirmuar se do të ndjekë traditën parlamentare, duke mbështetur kandidatët e propozuar nga opozita dhe duke mos vendosur kushte për votat.

Sipas procedurës, opozita përzgjedh deri në gjashtë kandidatë nga aplikimet e mbërritura, ndërsa shumica vendos tre prej tyre që i konsideron të përshtatshëm për t’u votuar në seancë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.