E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet arsyeja e përplasjes së helikopterit që vdiq presidenti iranian Raisi
Lajme

Zbulohet arsyeja e përplasjes së helikopterit që vdiq presidenti iranian Raisi

Pas më shumë se 4 muajsh janë konfirmuar dhe shkaqet që çuan në rrëzimin helikopterit në kufirin iranian, ku humbi jetën presidenti Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm dhe disa anëtarë të ekuipazhit.

Hetimi zyrtar nga Irani përcaktoi se rrëzimi i helikopterit që vrau presidentin Ebrahim Raisi erdhi si pasojë e motit të keq.

Kjo u raportua nga televizioni shtetëror iranian, teksa në raport citohet shfaqja e papritur e një mjegulle të dendur që u ngrit lart ndërsa helikopteri u përplas me malin.

Autoritetet nënvizuan mosekzistencën e shenjave të sabotimit mbi mbetjet e mjetit fluturues.

Presidenti iranian dhe ministri i Jashtëm, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ishin në bordin e helikopterit duke u kthyer nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin kur ai u rrëzua në rajonin Varzaqan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.