Zbulohet çfarë tha para hetuesve 32-vjeçari që vrau kushuririn e tij
Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur në fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë kushëriri i tij, 36-vjeçari D.A.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 32-vjeçari Bertil Alliaj, i cili u arrestua pas kërkimesh intensive të Policisë, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga oficerët e çështjes.
Gjatë dëshmisë së tij, Alliaj ka pranuar se është autor i krimit, por ka refuzuar të zbulojë motivin e saktë.
“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. I kisha thënë disa herë që duhej të reagonte,” – mësohet të ketë deklaruar ai përpara hetuesve.
Sipas burimeve, i arrestuari ka shtuar se në një moment tjetër mund të jetë gati të tregojë të vërtetën e plotë pas ngjarjes që tronditi fshatin Gjorm mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë, Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe ka konfirmuar se Alliaj ishte person në kërkim të mëparshëm, i dënuar me 35 vite burg për vrasje. Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



