Zbulohet e vërteta e koncertit të Ylli Bakës në Selanik
Një lajm i publikuar së fundmi në rrjete dhe portale online, ku pretendohet se këngëtari i njohur i muzikës popullore Ylli Baka është goditur nga persona të audiencës gjatë një performance, rezulton i pavërtetë.
Pas verifikimeve të kryera nga redaksia e Publik.al, konfirmohet se nuk ka ndodhur asnjë incident dhune gjatë aktivitetit muzikor të zhvilluar në Selanik, Greqi.
Pamjet që po qarkullojnë dhe që janë publikuar janë interpretuar gabim.
Hedhja e luleve drejt skenës është një traditë simbolike e njohur në Greqi, e përdorur shpesh në koncerte dhe mbrëmje festive si shenjë respekti dhe entuziazmi për artistët.
Redaksia e Publik.al komunikoi drejtpërdrejt me këngëtarin Ylli Baka, i cili sqaroi se performanca ka vijuar normalisht dhe në atmosferë festive, pa asnjë episod dhune apo tensioni.
“Nuk ka pasur asnjë incident. Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe publiku ka qenë i mrekullueshëm,” u shpreh ai.
Publik.al thekson se lajmet për një sulm ndaj artistit janë të pavërteta dhe jashtë kontekstit real, duke krijuar konfuzion të panevojshëm në opinionin publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



