Zbulohet ‘foleja kineze’ e prostitucionit në Durrës, zbardhen detajet
Një ‘fole’ prostitucioni është zbuluar nga Policia e Durrësit, ku janë arrestuar tre shtetase kineze, 41, 43 dhe 47 vjeç, të cilat kishin marrë një apartament me qira dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Gjatë kontrollit të apartamentit, policia ka sekuestruar si prova materiale 3 pasaporta të shtetaseve kineze, një shumë parash të dyshuar si të përfituara nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta bankare të Republikës së Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Space”. Vihen në pranga 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Procedohen penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, për një periudhë trejavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Space”.”
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetaset kineze: M. Y. (41 vjeçe), J. B. (43 vjeçe) dhe L. H. (47 vjeçe). Po ashtu, janë referuar materiale për pesë shtetas të tjerë që akuzohen për “Prostitucion”.
Hetimet janë zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, ndërsa materialet procedurale janë dërguar për prokurori, ku është nisur procedimi penal për individët e proceduar në gjendje të lirë,” njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



