Zbulohet kush e ka rradhën në SPAK pas Bashës për 21-janarin
Avokati Indrit Sefa ka komentuar paraqitjen e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit 2011.
Sefa u shpreh se pas Bashës, në vijim të hetimeve, pritet të thirret për t’u marrë në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që përpara prokurorëve të paraqitet edhe kryeministri aktual, Edi Rama.
“Pas Bashës, i fundit në radhë është Berisha për t’u marrë në pyetje. Mund të merret në pyetje edhe Rama,” deklaroi avokati, duke theksuar se hetimet për ngjarjet e 21 janarit po zgjerohen në të gjitha drejtimet.
Sipas tij, edhe në rast se merret në pyetje një kryeministër në detyrë, procedura mund të zhvillohet në ambientet e zyrës zyrtare, pa qenë e nevojshme paraqitja në selinë e SPAK-ut.
“Marrja në pyetje mund të ndodhë edhe në zyrë,” shtoi Sefa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



