E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje
Lajme

Zbulohet kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Lushnjës u trondit nga të shtëna me armë, të cilat kanë pasur si objektiv një automjet në afërsi të kryqëzimit pranë spitalit të qytetit. Dyshohet se mjeti i sulmuar i përkiste Julian Sulës, i njohur ndryshe si Juli i Pashkos, një person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.

Julian Sula ka një histori të ngarkuar kriminale. Më 13 tetor të vitit 2017, ai u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në një atentat që tronditi Lushnjën, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Për më tepër, më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico. Sipas informacioneve të atëhershme, në incident ishin të përfshirë edhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Në vendngjarje sot janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Po ashtu, informacione paraprake tregojnë se në fshatin Lifaj është konstatuar një automjet pa targa i djegur, duke ngritur dyshime se mund të ketë lidhje me një atentat të mundshëm të planifikuar.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.