E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kush qëndron pas lëvizjes Salianji-Alimehmeti
Lajme

Zbulohet kush qëndron pas lëvizjes Salianji-Alimehmeti

Avokati Edmond Petraj ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se lëvizja e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit nuk është spontane, por e mbështetur nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse dy figurat e PD po veprojnë me kaq siguri dhe pse reagimi i Sali Berishës ka qenë i ashpër.

“Lëvizja Salianji–Alimehmeti tregon se ata kanë mbështetje ndërkombëtare. Nëse nuk do ta kishin, nuk do të ishim në këtë situatë. Edhe gjuha e Berishës tregon se ai di diçka”, tha Petraj në “Quo Vadis”.

Nga ana tjetër, Salianji shprehu zhgënjimin për mungesën e reagimit të PD për skandalet e fundit, veçanërisht çështjen e Belinda Ballukut.

“Duhej të shkulej vendi për atë ngjarje. Në vende si Bullgaria dhe Rumania, për më pak ka pasur reagime të forta. PD-ja nuk po tregon forcë reagimi”, u shpreh ai.

Salianji tha se, ditën pasi Balluku u mor e pandehur, PD zgjodhi të merrej me analizën e zgjedhjeve, ndërsa vetë ai ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar protestë të menjëhershme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.