E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet posti i rëndësishëm që i ofrohet Majlinda Bregut, mban firmën e Ramës
Lajme

Zbulohet posti i rëndësishëm që i ofrohet Majlinda Bregut, mban firmën e Ramës

Pasi i mbaroi detyra në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ish deputetja e PD, Majlinda Bregu nuk ka pasur asnjë detyrë tjetër publike.

Sipas burimeve të Dritare.net, Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë. Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Dritare.net, mëson se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Ish deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka qenë eksponenti i parë i opozitës, që bashkoi qëndrimet në Bruksel me Ramën. Bregu u la jashtë listave të PD në zgjedhjet parlamentare, nga Basha, ndërsa u bë pjesë e listës së Ramës, për këtë post shumë të rëndësishëm, që do e kishte zili çdo ministër socialist.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/zbulohet-posti-i-rendesishem-qe-i-ofrohet-majlinda-bregut-mban-firmen-e-rames-493677/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.