Zbuluan një mënyrë interesante për t’u ngrohur gjatë dimrit
Tani mund ta shihni se si kjo ide do të ju ndihmojë ta mbani shtëpinë e juaj të ngrohtë dhe të rehatshme edhe kur jashtë temperaturat bien deri në 0 gradë celsius. Pronarët e shtëpisë ishin të inspiruar nga ideja e arkitektit suedez Bengt Warne, i cili e zhvilloi konceptin e shtëpisë natyrale më 1974.
Struktura e jashtme metalike e serrës është e ndërtuar prej paneleve të xhamit 4-milimetërsh, e cila ju siguron një klimë mesdhetare edhe gjatë muajve të ftohtë të dimrit, transmeton Gazeta Express.
Shtëpia verore e këtij çifti e cila është prej xhami, ka pamjen e një strukture të jashtëzakonshme që jemi mësuar ta shohim nëpër filmat fanta-shkencë. Kjo shtëpi ka edhe përfitime të tjera si rritja e lehtë e produkteve siç janë domatja dhe trangujt, që zakonisht nuk i’u mbijetojnë dimërave skandinav.
Kjo shtëpi nuk vetëm një shtëpi romantike, por një mbulesë e shumë shpenzimeve të zakonshme si ato për ngrohje, energji elektrike etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



