E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm
Lajme

Zef Deda përcillet me duartrokitje nga shtëpia e tij e dytë, teatri ‘Migjeni’, i biri: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Fjalë zemre dedikuar babait të tij të ndjerë. Aktori i humorit, Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar Zef Dedës, që u nda nga jeta dje pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyq i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.