Zegjineja premton të ‘ushqejë’ median me injorancë e dembelizëm
Deputetja Zegjine, e njohur për disa nga “performancat” e saj më të çuditshme në Kuvend, ka reaguar ndaj kritikave të medias me një premtim që nuk kaloi pa u komentuar, ajo premton se do t’u japë gazetarëve edhe më shumë “ushqim” për raportim, duke iu referuar vetë injorancës dhe… debilizmit të saj parlamentar.
Deklarata e deputetes ka ndezur rrjetet sociale, ku përdoruesit ironizojnë duke e quajtur një “burim të pashtershëm lajmesh”, aq sa secili koment mbi të duket si kolumne satirike.
Ndërkohë, kolegët e Kuvendit dhe analistët politikë vënë në dukje se sjellja e Zegjines jo vetëm rrit tensionin, por edhe e bën të qartë se disa figura publike mund të jenë më shumë… furnizues mediash sesa përfaqësues të qytetarëve.
Në fund të fundit, gazetarët tashmë mund të llogarisin një “menu të re” lajmesh të garantuara nga vetë deputetja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



